Futboll Sport

SHPIKET RREGULLI I RI/ Kartoni i kuq do të jetë…

Futbolli anglez përpiqet që të reduktojë numrin e faulleve, zënkat në fushë dhe protestat e tepruara ndaj arbitrit, duke prezantuar kartonin e kuq të përkohshëm.

Pas dy viteve test, FA ka zyrtarizuar rregullin e ri që do të nisë nga ky sezon në kategoritë inferiore të kampionatit anglez.

Përjashtimi i përkohshëm nga fusha, një rregull që përdoret në regbi, por edhe në hokej, do të funksionojë kështu: dënimi parashikon 10 minuta qëndrim jashtë fushe për sjellje që zakonisht lojtarët ndëshkohen me karton të verdhë.

Arbitri, për të përjashtuar nga fusha, do të nxjerrë kartonin e verdhë dhe do të bëjë me shenjë nga vija anësore.

Lojtari i dënuar duhet të kalojë 10 minuta jashtë fushe dhe nuk do të ketë të drejtë të zëvendësohet gjatë kësaj kohe.

Dy përjashtime të përkohshme gjatë një ndeshjeje, sjellin kartonin e kuq.

Related posts

PROBLEME FIZIKE PËR MBROJTËSIN/ Te Real Madrid “kryqëzojnë gishtat”

F.autor

E FUNDIT/ Messi nuk i bindet urdhrit të Barcelonës. Thyen rregullat dhe nuk paraqitet!

Delo.autor

REKORDMENËT/ Numra marramendës, Atalanta ndjek Milanin e Bayern

Delo.autor

Leave a Comment