Futboll La Liga Sport

I BËN ËNDRRËN REALITET/ Barcelona gradon futbollistin nga akademia, një alternativë më shumë në…

Një sezon me Barcelonën B dhe tashmë Musa Vag është gati për ekipin e parë. Katalanasit e kanë gjetur zgjidhjen brenda shtëpisë për të pasur një alternativë më shumë në krah, së bashku me Nelson Semedo.  20-vjeçari është transferuar vitin e kaluar nga skuadra belge e Eupen, ndërsa tashmë ka realizuar ëndrrën për të veshur fanellën blaugrane.

Senegalezi, i cili ishte pjesë edhe e Kombëtares në Kupën e Afrikës, do të mbajë mbi shpinë numrin 16. Me ekipin e dytë të Barçës, Vag është aktivizuar në 20 takime, ndërsa ka realizuar edhe 2 gola.

Megjithatë, emocionet e fillimit nuk do të ndihen edhe aq shumë te lojtari, teksa Vag ishte pjesë e katalanasve edhe në fundin e sezonit të kaluar, ku pasi kishin siguruar titullin, tekniku Valverde i dha hapësirë talentit.

Related posts

U CILËSUA PRURJE E MADHE E KOSOVËS/ Ja arsyeja pse Shaland e la në stol bomberin Selmani për 3 ndeshje…

Delo.autor

LIDERI I ZIKALTËRVE/ Ja dhurata që Icardi i ka bërë skuadrës për trofeun e golashënuesit (FOTO)

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Ja kush vendosi që Icardi të mos grumbullohet me Interin

Delo.autor

Leave a Comment