Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA ZBRET NË FUSHË/ Përgatit një test miqësor, përballë kundërshtarë nga Kategoria e Parë…

Pasi përfundoi pjesëmarrjen në Kupat e Europës, tashmë te Teuta kanë nisur nga puna për t’u përgatitur për fillimin e kampionatit. Klubi durrsak ka përgatitur ditën e sotme një test miqësor, teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë përballë ekipin e Tërbunit të Pukës.

Një takim për të kuptuar edhe më shumë gjendjen fizike të futbollistëve dhe për të dalluar problemet ku çalon skuadra, në mënyrë që të riparohen në merkato.

Me këtë rast mund të ketë minuta edhe për afrimet e fundit si Xhemalaj, Çyrbja e Vila. Ndërkaq, ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ duke nisur nga ora 18:00 .

Related posts

“EURO 2020″/ FOTOT më të bukura nga ndeshja Itali-Spanjë

Delo.autor

DJALI I 7 HERË KAMPIONIT TË BOTËS/ Schumacher: Fati im është i shkruar që më parë

Delo.autor

NDESHJA ME TOTTENHAM/ As në stërvitje s’e humbasin topin, shikoni stërviten holandezët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment