Futboll Seria A Sport

PAS KALIMIT TË CUTRONE TEK KLUBI ANGLEZ/ Një tjetër lojtar i Milan drejt Premier, ja emri

Patrik Kutrone, vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi kalimin e tij tek skuadra angleze, Uolverhempton.

Por mesa duket sulmuesi italian, nuk është lojtari i vetëm i Milanit që u transferua në Premier Ligë. Sipas asaj që shkruan “Sport Mediaset”, Uolverhempton dëshiron edhe një lojtar tjetër të kuqezinjve, për të cilin tashmë ka bërë edhe një ofertë.

Bëhet fjalë për Frenk Kesi, i cili gjithashtu është në orbitën e anglezëve, dhe kanë bërë një ofertë rreth 28 milionë euro. Por, mesfushori nigerian, për momentin nuk duket i bindur për tu larguar nga Italia, dhe pse më vonë mund të ndërrojë mendje.

Me Andre Silvën,  që dështoi për të kaluar tek Monako, dhe me këta të fundit që tani nuk ofrojnë më shumë se 20 milionë euro për sulmuesin portugez, kuqezinjtë duhet të sakrifikojnë një lojtar tjetër, për të rregulluar financat për transferimin e sulmuesit të Atletiko Madridit, Angel Korrea.Franck Kessie of AC Milan in action during the Serie A

Sulmuesi argjentinas ka dhënë miratimin e tij, dhe kuqezinjtë tashmë duhet vetëm të sigurojnë të ardhurat për transferimin e 24-vjeçarit, në “San Siro”.

Related posts

BORXHET TATIMORE/  Reagojnë mediat ndërkombëtare: SHQIPËRIA, në LISTËN E ZEZË të UEFA-s

Isa.Autor

Simeone flet për Griezmann: Nëse do, mund të largohet!

Q.Autor

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Ederson bën deklaratën e bujshme: Nuk më duhet të stërvitem aq shumë, por…

Delo.autor

Leave a Comment