Futboll Seria A Sport

NIS FAZA E DYTË PËRGATITORE/ Inzaghi grumbullon 3 shqiptarë tek Lazio, ja emrat

Ditën e sotme, pas ndeshjes miqësore ndaj anglezëve të Bournemuth, Lazio do të nisë fazën e dytë të përgatitoreve, teksa ekipi do të jetë i grumbulluar dhe do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Në listën e lojtarëve të grumbulluar bie në sy edhe prezenca e portierit të ri shqiptar, Marko Alia.

Ai është pjesë e të rinjve të Lazios, megjithatë tekniku Inzaghi i ka dhënë shansin për të fituar më shumë eksperiencë, teksa do të stërvitet së bashku me titullarin e padiskutueshëm të kryeqytetasve, Thomas Strakosha.

Ndërkaq, në listë është përfshirë edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Lojtari vjen nga një dëmtim i pësuar në fundin e sezonit të kaluar, megjithatë duket se e ka lënë pas dhe është gati të marrë ngarkesë të plotë.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta. Rezultati 2-1

Delo.autor

Rumania mungon në Botëror, por krenohet me Maria Draghiceanu (FOTO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Ndizet sfida në “Wembley”, sulmuesi Morata çan mbrojtjen dhe ndëshkon Italinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment