Futboll Seria A Sport

GIAMPAOLO KËRKON NJË MESFUSHOR/ Milan lëshon “rrjetat” tek ylli argjentinas për…

Drejtuesit e Milanit, kërkojnë t’i vendosin Xhampaolos, një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm, dhe po përpiqen të afrojnë lojtarë me kualitet në skuadër.TRHJ

Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, drejtuesit kuqezi kanë hedhur sytë nga mesfushori i Udinezes, Rodrigo De Paul.

Agjenti i lojtarit, Agustin Jimenez ishte ditën e djeshme në “Casa Milan”, ku foli me drejtuesit e Milanit, për mesfushorin argjentinas. 25-vjeçari vlerësohet nga Udinezja, 40 milionë euro, por Milani do të provojë ta ulë këtë çmim, sepse duket i lartë.

Lojtari luan si mesfushor qendre, por e bën shumë mirë edhe sulmuesin e krahut të majtë, gjithsesi në skemat e Xhampaolos ai mund të luajë vetëm në mesfushë.BSDF

Së shpejti pritet të ketë kontakte të tjera midis drejtuesve kuqezi, dhe atyre bardhezi, për transferimin e De Paul, në “San Siro”.

Related posts

PRISHTINA U SHPALL KAMPIONE/ Dyshohen për trukim të ndeshjeve, federata kosovare nis hetimin për klubet

Delo.autor

ÇUDIT EDER/ Me Conten, Italia do të kishte shkuar në Rusi me cigare në…

Isa.Autor

SADIO MANE PO ARRIN SUKSESE TË MËDHA/ Zbulon legjenda e Liverpool: Ylli do të zbarkojë tek gjiganti spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment