Futboll La Liga Sport

DËSHIRON DY TRANSFERIME TË REJA/ Barcelonës i “rrëmbejnë” lojtarin e preferuar të Valverdes, ja emri

Skuadra e Barcelonës është duke punuar për të paktën edhe dy transferime të tjera gjatë kësaj merkatoje.

Trajneri i kampionëve të La Ligës, Ernesto Valverde, ka bërë të ditur se dëshiron edhe dy transferime të reja në “Camp Nou”, dhe skuadra është gati t’ia plotësojë këto dëshira.

Një nga emrat që janë në listën e dëshirave të katalanasve është Junior Firpo, i cili luan me skuadrën e Real Betis.

Por, sipas “Onda Cero”, anëtari i Betis do të nënshkruajë me Sevillën, për shumën e 25 milionë eurove.

Barça thuhej se ishte shumë pranë transferimit të lojtarit, por duket se tani gjërat kanë ndryshuar.

Firpo do të ishte një ndihmë e madhe për Valverden, pasi në pozicionin ku aktivizohet ai, është vetëm Jordi Alba në dispozicion.

Related posts

ZHANG NIS “REVOLUCIONIN ZIKALTËR”/ Ja si do të ndryshojë Interi sezonin e ri

Delo.autor

Rumennigge i SIGURTË/ Lewandowskin nuk e shesim as për 150 milionë

Isa.Autor

PJESË E BARCELONËS QË PREJ VITIT 2014/ Ylli Suarez largohet me lot në sy nga “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment