Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Coutinho në dispozicion për huazim, ja sa shifra kërkon Barcelona

Kampionët e La Liga duket se janë të gatshëm që të lënë në huazim yllin e skuadrës, Philippe Coutinho.

Me  ardhjen e Antoine Griezmann në ‘Camp Nou’, i cili iu bashkua skuadrës për shumën e 120 milionë eurove, konkurrenca në fazën ofensive të Barcelonës është rritur jashtëzakonisht shumë.

Skuadra nuk është e gatshme të heq dorë nga Ousmane Dembele, kështu që lojtari që mund të largohet nga kampi ‘Blaugrana’ është Coutinho.

Së fundmi, një nga skuadrat që është lidhur me transferimin e lojtarit është ajo e Arsenal, e cila synon ta marrë lojtarin në formë huazimi.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barca është e gatshme ta lirojë lojtarin, në rast se për huazimin e tij paguhen 25-30 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Kampionët e La Liga do të preferonin që ta shisnin kartonin e lojtarit, por në pamundësi, edhe një huazim do të ishte i mirëseardhur.

Related posts

KATËR LOJTARË PA KONTRATË NË VERË/ Lokomotiva e Zagrebit “hedh grepat” për yllin e bardhebluve…

Delo.autor

Massimiliano Allegri: Juventus nuk ka fituar asgjë akoma

Q.Autor

KUPA E AFRIKËS/ Shkarkohet Seedorf pas eliminimit të Kamerunit

Delo.autor

Leave a Comment