Futboll Seria A Sport

“TELENOVELA” XHEKO-INTER/ Lojtari ultimatum klubit “Zikaltër”, ja afati që i vendos

Sipas raportimit të “Gazzeta Dello Sport”, boshnjaku i ka dhënë një ultimatum Interit për të përfunduar sa më shpejtë me këtë çështje, pasi ai nuk e përjashton mundësinë të qëndrojë në skuadër. Sulmuesi është i gatshëm të presë deri në 11 gusht.

Edin Xheko duket se e ka humbur durimin. Sulmuesi i Romës është mërzitur nga negociatat e pafundme të verdhekuqve me Interin dhe marrëveshja nëse do të vijë, do të vonojë shumë.

Roma nga ana e saj nuk e jep lojtarin, nëse nuk kënaqen kërkesat e saj financiare, të cilat i kalojnë 15 milionë euro. Ndërsa Interi është në dilemë për të ofruar një shumë të majme për një sulmues 33-vjeçar.

Gjithashtu klubi zikaltër kërkon dhe një sulmues tjetër, i cili nuk po vjen dhe ka krijuar një shpërqëndrim.

Java tjetër pritet me interes, pasi Inter-Xheko është një nga telenovelat më të gjatë të kësaj merkatoje verore.

Related posts

TENSION TEK LAZIO-INTER/ Immobile merr të kuq, por çfarë aktrimi Vidal (VIDEO)

Delo.autor

MILANI MBUSH ARKËN/ Klubi gjerman i jep kuqezinjve shumën e majme për talentin norvegjez

F.autor

Riyad Mahrez shumë pranë Man City-t për 90 milionë €

Sadik.Autor

Leave a Comment