“Te Roma jam mirë dhe do të firmosja përjetësisht”. Radja Nainggolan rikthehet të flasë për të ardhmen e tij dhe për marrëdhëniet me klubin e Romës. Në një intervistë për “Sky Sport”, mesfushori është shprehur në lidhje me vendimin për të firmosur një kontratë të re në verë, që do ta lidhte atë me kryeqytetin italian për më gjatë.


