Futboll Seria A Sport

PARATICI ZBARKON SËRISH NË ANGLI/ “Zonja e Vjetër” mbyll marrëveshjen me klubin e City-t për…

Negociatat midis klubit të Juventus dhe atij të Manchester Cityt, për shkëmbimin midis Cancelos dhe Danilos duket se ishin sfumuar.

Mirëpo drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici ka zbarkuar përsëri në Angli për të rihapur tratativat.

Dhe sipas asaj që raporton “La Gazzeta dello Sport”, negociata kanë bërë hapa përpara.

Klubi anglez ka rënë dakord që të ngrejë ofertën për lojtarin portugez .

Oferta e parë ishte  30 milion euro + shërbimet e Danilos,  ndërsa tani është bërë  35 milion euro + shërbimet e Danilos.

Kjo gjë i ka pëlqyer drejtuesve juventin, që menjëherë kanë dërguar në Angli menaxherin e tyre Paratici për të përmbyllur gjithçka.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Mos provoni kot t’i imitoni, futbollistët brazilianë japin spektakël në plazh (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Leicester. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

“FURTUNË” EDHE TEK TEUTA/ Shkarkohet trajneri Bledi Shkëmbi

F.autor

Leave a Comment