Futboll Sport

U TRANSFERUA TEK KLUBI RUS/ Malcom bie pre e abuzimit racist nga tifozët e Zenit

Braziliani Malcom është lojtari më i ri i Zenit.

22 vjeçari firmosi para pak ditësh një kontratë 5 vjeçare me klubin rus.

Mirëpo futbollistit ditën e djeshme i ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme.

Zenit St. Petersburg ishte pritës i skuadrës së Krasnodar, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Rusisë.

Në këtë ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1:1, debutoi edhe i transferuari nga Barcelona, Malcom, i cili nuk e kaloi aspak mirë këtë ndeshje të parë përpara publikut vendas.

Ishin tifozët e skuadrës së tij ata që shfaqën racizëm ndaj anësorit brazilian, duke shokuar botën e futbollit.

“Ruani traditën tonë, mos nënshkruani me lojtarët me ngjyrë” ishte pankarta e ngritur nga tifozët.

Sigurisht që tifozët e Zenit do të dënohen për këtë veprim aspak të hijshëm.

Malcom u transferua nga Barcelona tek Zeniti për 45 milionë euro.

Related posts

U BË “HEROI” I LIVERPOOL/ Si ndryshoi brenda 10 ditëve karriera e portierit Adrian

Delo.autor

E FUNDIT/ Kjo është blerja e parë e Real Madridit në janar tek…

Delo.autor

E TRISHTË/ Dikur kampion, ndërron jetë ish-sportisti shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment