Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA INTER DHE JUVENTUS/ Lukaku suprizon me klubin e ri, ja ku stërvitet (FOTO)

Romelu Lukaku është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato, teksa shpesh është lidhur me një kalim tek Interi dhe së fundmi tek Juventusi.

Sulmuesi belg nuk zhvilloi asnjë ndeshje me Junajtid, gjatë gjithë verës, dhe u stërvit larg pjesës tjetër të skuadrës. Por sipas lajmeve të fundit Lukaku po stërvitet me akademinë e Anderlehtit, për të mbajtur trupin e tij në formë. Në një foto të postuar nga gazetat belge, shihet 26-vjeçari teksa mban të veshur bluzën e ekipit belg, ku luajti për dy sezone në fillimet e karrierës së tij.LUKAKU

U fol shumë se sulmuesi do të shkëmbehej me Dibalën dhe do të kalonte tek Juventusi, por duket se sulmuesi argjentinas e ka refuzuar të kalojë tek Junajtid, dhe marrëveshja mund të dështojë.

Related posts

Spanja shënon edhe golin e dytë me Argjentinën

Sadik.Autor

MERKATO Neymar i vetëofrohet Barçës, por blaugranat refuzojnë, Reali përgatit 400 milionë euro për brazilianin

Q.Autor

SKANDALI/ Gjermanët e pyesin për DOPINGUN, trajneri i Rusisë braktis intervistën

Isa.Autor

Leave a Comment