Futboll La Liga Sport

“DO TË LUFTOJMË PËR TITUJ”/ Flet Tony Kroos: Është e vështirë të arrish në nivelin e…

Toni Kros do të hyjë në sezonin e gjatë me Realin këtë vit, dhe gjatë gjithë kësaj kohe, ka qenë një nga lojtarët kryesorë të kësaj skuadre.toni kros

Mesfushori gjerman ka folur në një intervistë, ku tregon për gjendjen e mëparëshme, dhe atë aktuale të ekipit: “Ne duhet të luajmë mirë në vazhdimësi, kjo është pjesa kryesore, të tjerat vijnë pas kësaj. Nëse luajmë mirë atëherë do të luftojmë edhe për tituj. Edhe nëse në Ligën e Kampionëve, disa detaje të vogla janë vendimtare. Nuk është e thjeshtë të marrësh një ekip atje ku e la Zidani, është e vështirë të arrish në atë nivel. Kur trajneri u kthye në mars 2019, situata ishte shumë ndryshe nga ajo që ai la në maj 2018. Për teknikun ishte një kohë e vështirë për t’u rikthyer, pasi gjithçka kishte humbur.”, u shpreh 29-vjeçari.

Drejtuesit dhe tifozët e Realit shpresojnë se me rikthimin e Zidanit, dhe merkatos së madhe që kanë bërë, do të arrijnë përsëri suksese të mëdha, siç është fitimi i Ligës së Kampionëve, apo edhe La Liga.

Related posts

Nga Skënderbeu tek Laçi/ Ja shitjet e bujshme të Superiores në këtë merkato vere

Isa.Autor

RACIZMI NË HUNGARI/ FIFA nis hetim dhe paralajmëron masa të ashpra. Mund të përfitojë… Shqipëria

Delo.autor

TESTI IDEAL PËR TË EKSPERIMENTUAR/ Sylvinho sjell një Kombëtare ndryshe, ndaj Bullgarisë priten 6 ndryshime

F.autor

Leave a Comment