Futboll Sport

E BUJSHME/ Blerja e Barcelonës vite më parë shante Messin: Është bir ku**e

Junior Firpo ndiqej prej kohësh nga Barcelona dhe së fundmi ka mbyllur transferimin e tij te katalanasit.

Në një postim në “Twitter”, disa vite më parë, mbrojtësi 22-vjeçar shkruante: “Messi është një bir kur*e. Nuk më plas fare nëse ai dëmtohet. Shpresoj që ai të vdesë, dhe të ndalojë së shënuari”.

Pikërisht për këtë status të disa viteve më parë, lojtari është kritikuar shumë, por më pas ai ka sqaruar gjithçka: “Unë thashë gjëra të shëmtuara rreth Messit në “Twitter”, për ta ngacmuar atë. Kaq është, ishin vetëm disa fjalë fëmije. Këto ndodhin kur je 15 vjeç, kur askush nuk të njeh dhe nuk mund të mendoni, se do të ketë pasoja vite më vonë. Messi është lojtari më i mirë në botë. Kështu them gjithmonë kur njerëzit më pyesin për “Topin e Artë”, ata duhet të ia japin argjentinasit atë, dhe më pas të bëjnë një çmim tjetër për të tjerët”, u shpreh Firpo.

Related posts

E PAZAKONTË/ Për herë të parë në një Europian, në Holandë-Çeki do të jetë…

Delo.autor

TË RRIJË APO TË LARGOHET NGA BARÇA? Ramos zbulon dëshirën e tij për Messi

Delo.autor

Shqipëri-Ukrainë/ Mundësi e shkëlqyer, e pabesueshme çfarë humbet Mavraj

Sadik.Autor

Leave a Comment