Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇUDIA VJEN NGA GJIROKASTRA/ Ardit Hoxha firmosi pak ditë më parë, por sot futbollisti shpalli…

Çudira në Gjirokastër, largohet edhe Ardit Hoxha nga Luftëtari. Nëse para 4 ditësh u zyrtarizua si afrim në Gjirokastër, dje ka shpallur sërish “divorcin”.

Duket disi e çuditshme, pasi vetëm pak ditë më parë e njëjta histori ngjau edhe me Eri Lamçjan. Lojtari arritur akordin me drejtuesit bluzi, më pas anuloi transferimin për të shkuar në Kosovë.

E megjithatë vlonjati duket se e ka marrë këtë vendim për çështje familjare, sikundër pohon ai vetë për do që të qëndrojë në Vlorë.

“E mbylla me klubin. Gjeta mirëkuptimin e drejtuesve dhe dua t’i falënderoj, pasi u treguan më shumë se korrekt me mua për gjithçka. Për probleme familjare më duhet që të rri në Vlorë”, pohoi sulmuesi.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIM NGA REAL MADRID/ Mesfushori Kroos zbulon të ardhmen e tij: Ideja ime është që…

Delo.autor

INIESTA MODEST/ “Falë Messit jemi klubi më i mirë në botë”

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mesfushori i Çalhanoglu refuzon rinovimin, drejt kalimit tek klubit i madh…

Delo.autor

Leave a Comment