Seria A Sport

KALOI NJË KARRIERË TË SUKSESSHME TEK MILAN/ Massimo Ambrosini flet për merkaton: Shpresoj që drejtuesit të kenë bërë…

Ish mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini, së fundmi ka folur në lidhje me merkaton e ish- klubit të tij në pjesën ofensive.

Ambrzini i cili kaloi një karrierë të suksesshme tek klubi milanez ka thurur elozhe për Piontek, dhe cilëson largimin e Kutrones si një sakrificë të nevojshme.

“Gjendja financiare e detyroi Milanin të hiqte dorë nga Kutrone. E tija ishte një shitje e dhimbshme, megjithatë uroj që drejtuesit kuqezinj të kenë gjetur zgjidhjet e duhura.

Xhampaolo në sulm do të ketë një bomber si Piontek. Fanella kuqezi peshon, por polaku më duket se ka personalitetin e duhur për ta përballuar. Ai është një realizues fantastik dhe  mund të përmirësohet ende shumë”, tha Ambrosini.

Related posts

PARALAJMËRON SPANJËN/ Sergio Ramos: Kujdes nga Italia, kanë diçka gjë që i dallon dhe ndihmon shumë…

Delo.autor

Ndeshje e çmendur/ Kroacia baraspeshon rezultatin me Mandzukic (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A/ Shkarkohet Oddo, ish-mbrojtësi i Juves merr drejtimin e Udinese

Sadik.Autor

Leave a Comment