Futboll Seria A Sport

MORI FANELLËN ME NUMRIN 9/ Lukaku zbulon prapaskenën: Ja cili ndikoi që zgjodha Inter

Tek Interi është prezent entuziazmi për Romelu Lukakun. Trajneri Antonio Conte ka më në fund sulmuesin që dëshironte, me klubin që falë afrimit të tij në merkato forcon pozitat.

Tashmë Mauro Icardi është një çështje më vete në kampin zikaltër.

Ai mund të largohet vetëm nëse në klub vjen oferta e duhur, ose do të mbetet peng i kontratës pa qenë pjesë e projektit të Contes dhe argjentinasi ka marrë një tjetër sinjal, me fanellën me numrin 9 që ju dorëzua pikërisht sulmuesit belg.

Ndërkohë kanë ardhur dhe deklaratat e para të Romelu Lukakut si një futbollist zikaltër në një intervistë për “Inter Channel”, duke nisur nga vlerësimi për trajnerin Antonio Conte.

“Ka ndikuar shumë në zgjedhjen time për të ardhur tek Interi. Është trajneri më i mirë në botë, ja del të përmirësojë futbollistët e tij dhe karriera e tij flet vetë”, tha sulmuesi belg.

Lukaku shpjegoi se si pranoi të largohet nga Manchester United, duke zgjedhur Interin për projektin sportiv.

“Mendoj se Interi po shkon në drejtimin e duhur, dhe unë kisha nevojë për një sfidë të re. Dua të ndihmoj këtë skuadër për të bërë diçka të rëndësishme dhe këtu janë bazat për të bërë mirë. Do ta ndihmoj skuadrën me impenjimin tim dhe vullnetin e madh. I mbajmë këmbët në tokë, por shpresoj që të arrijmë rezultate të mëdha në fund të sezonit”, deklaroi Lukaku.

Related posts

“AI ËSHTË NJË LOJTAR I MADH/ Trajneri Bielsa: Preferoj që më të mirët të luajnë kundër nesh sepse…

Delo.autor

“Nuk dua asnjë qindarkë”, si nisi historia e Daliçit te stoli kroat!

Isa.Autor

Balotelli sfidon yjet e futbollit me një gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment