Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BËRI NJË PARAQITJE TË SHKËLQYER/ Selmani e nis me trofe aventurën në Turqi

Gentian Selmani u transferua pak kohë më parë te skuadra turke e Menemensporit. Pas eksperiencës fantastike me Laçin, gardiani nga Fushë-Kruja, ka arritur të sigurojë trofeun e parë, me klubin e tij të ri.

Bëhet fjalë për një turne veror, të zhvilluar mes skuadrave të qytetit të Izmirit, ku fitues u shpall Menemenspor. Në këtë turne morën pjesë 4 skuadra. Karsiaka, Altaj, Altinordu dhe Menemenspor. Të gjitha këto skuadra garojnë në ligën e dytë turke. Gardiani shqiptar ka qenë titullar në ndeshjet e zhvilluara në këtë turne.

Menemespor

Skuadra e tij mposhti Karsiakën në gjysëmfinale me rezultatin 1-0, ndërkohë që sot, triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Altinordu, duke siguruar kështu trofeun e parë për këtë sezon. Një trofe simbolik, që do ta motivojë skuadrën e Selmanit për të arritur objektivat sezonale.

Related posts

“KUJTIME TË BUKURA”/ Theo Hernandez ngacmon Hakimin, nis derbi i miqve në Serie A

Delo.autor

PARASHIKOHET NJË DUEL “TITANËSH”/ Dy “mrekulli” në finalen e Champions League, askush nuk e besonte

Delo.autor

INZAGHI MERR LAJMIN E KEQ/ Goditje e rëndë për Inter-in, ylli humb Napoli-n dhe Champions-in. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment