Futboll Sport

ËSHTË NJË NDËR KANDIDATËT PËR KËTË ÇMIM/ Van Dijk: Topi i Artë? Nëse zgjidhem fitues do të…

Virgil Van Dijk mbrojtësi i Liverpool është një ndër kandidatët për çmimin e “Topit të Artë”.

Holandezi është shprehur se ndjehet i vlerësuar dhe i nderuar që është një ndër kandidatët për fitimin e këtij çmimin, dhe beson se ata që do të votojnë, do të zgjedhin më të mirin.

“Është e qartë, jam i nderuar që përmendem si një kandidatë për “Topin e Artë”, por e vetmja mënyrë për të ndikuar, është të përqendrohem në lojën time”, tha Van Dijk.

“Unë s’mund të votoj, por jam i sigurt se ata që do ta bëjnë këtë do të dalin me vendimin e duhur. Nëse zgjidhem, atëherë do të jem i nderuar. Por, nëse nuk zgjidhem, nuk do të jetë fundi i botës”.

Van Dijk e ndihmoi Liverpulin në mbrojtje për të luftuar për titullin e Premierligës, por në fund mbeten një pikë prapa Manchester City.

Ai luajti rol të madh në triumfin në Champions League, trofe që Liverpooli se kishte fituar që nga viti 2005.

Related posts

Publikohen formacionet zyrtare, Deportivo La Coruna – Barcelona

Sadik.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ SHAQIRI nuk ndalet, Salah kalon në avantazh Liverpoolin (VIDEO)

Isa.Autor

Mourinho: Sanchez i zhgënjyer me Arsenalin erdhi te ne për të luajtur në Ligë të Kampionëve

Q.Autor

Leave a Comment