Futboll Seria A Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZMIMI/ Serie A në “karantinë”, ja fati i Juventus-Inter

Mungon vetëm zyrtarizimi, por java e 26-të e Serie A do të luhet pas dyerve të mbyllura të stadiumeve, për shkak të emergjencës së “Coronavirus”. Pas këtij qëndrimi të Ministrit të Sportit, Spadafora, pritet konfirmimi edhe nga Liga Italiane e Futbollit. Pesë, ose gjashtë ndeshje, siç shpjegohet nga “Gazzetta dello Sport”, do të luhen pa tifozë në këtë fundjavë.

Mbi të gjitha, Juventus-Inter, kryesfida e titullit, e planifikuar për të dielën në mbrëmje në “Allianz Stadium”. Kryendeshja e Torinos do të zhvillohet në një atmosferë surrealiste, si Sampdoria-Verona, Sassuolo-Brescia, Milan-Genoa, Parma-SPAL dhe ndoshta Udinese-Fiorentina, pavarësisht se rajoni i Friulit kishte kërkuar shtyrjen. Në “Dacia Arena”, megjithatë, mund të luhet të hënën e 2 marsit, me dyer të hapura.

4 ndeshjet e tjera të kësaj jave në Serie A, të parashikuara në kalendar, sidoqoftë, duhet të luhen rregullisht në stadiume të mbushura me tifozë: Lazio-Bologna, Napoli-Torino, Cagliari-Roma dhe Lecce-Atalanta. Ato nuk figurojnë në zonat e rrezikut “Coronavirus” për momentin.

Qeveria, përmes një dekreti, ka mbështetur kërkesën e bërë nga Liga dhe FIGC për të mos e ndaluar futbollin, por të kufizojnë rreziqet e përhapjes së virusit të rrezikshëm. Mbetet për të kuptuar tani se sa do të zgjasë kjo lloj karantine. Pra, ndeshjet e kësaj fundjave do të luhen pas dyerve të mbyllura, por nuk përjashtohet mundësia që vendimi të mbetet në fuqi edhe për javën në vijim.

LAZIO-BOLOGNA (e shtunë, 29 shkurt, në orën 15:00, me dyer të hapura)

UDINESE-FIORENTINA (e shtunë, 29 shkurt, në orën 18:00 me dyer të mbyllura, ose të hënën, 2 mars, me dyer të hapura)

NAPOLI-TORINO (e shtunë, 29 shkurt, në orën 20:45, me dyer të hapura)

MILAN-GENOA (e diel, 1 mars, në orën 12:30, me dyer të mbyllura)

LECCE-ATALANTA (e diel, 1 mars, në orën 15:00, me dyer të hapura)

PARMA-SPAL (e diel, 1 mars, ora 15:00, me dyer të mbyllura)

SASSUOLO-BRESCIA (e diel, 1 mars, në orën 15:00, me dyer të mbyllura)

CAGLIARI-ROMA (e diel, 1 mars, në orën 18:00, me dyer të hapura)

JUVENTUS-INTER (e diel, 1 mars, në orën 20:45, me dyer të mbyllura)

SAMPDORIA-VERONA (e hënë, 2 mars, me dyer të mbyllura)

Related posts

20 talentet që duhen vëzhguar në Botëror RUSI 2018

Sadik.Autor

Federata Franceze e Futbollit e dëshiron Zinedine Zidane për trajner

Sadik.Autor

DERBI I ITALISË NË “SAN SIRO”/ Interi luan për Champions, “Zonja e Vjetër” për prestigj

Delo.autor

Leave a Comment