Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Andrea Doviciozo mposht Marquez, triumfon në kthesën e fundit (VIDEO)

Andrea Doviciozo arrin të fitoji çmimin e madh të Austrisë, duke mposhtur rivalin spanjoll Mark Markez, ky duel në fundin e tij ishte vërtet dramatik.

Dueli midis tyre u pa që në fillim të garës, teksa ishte Doviciozo që mori kryesimin pas kthesave të para. Ndërkohë, Markez arriti të kalonte më pas gjatë garës. Megjithatë, emocionet e vërteta ishin ruajtur për në fund.

Markez po udhëhiqte garën në xhiron e saj të fundit dhe ishte duke shkuar triumfator në finish, mirëpo veterani Doviciozo i tregoi aftësitë e tij, duke parakaluar mjeshtërisht Markezin në kthesën e fundit.

Vendi i tretë për Kuartararo, ndërsa në të katërtin pozicion renditet legjenda e këtij sporti Valentino Rosi.

Related posts

HOXHA KTHEHET NË HERO/ Kamza humbet penallti me anë të Sebino Plakut (VIDEO)

Isa.Autor

Man United injoroi Mourinhon dhe humb yllin e Serisë A për pak milionë

Isa.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Brahim Diaz mbetet tek Milan, ja marrëveshje me Real Madrid-in…

Delo.autor

Leave a Comment