Futboll Sport

ROMA-REAL MADRID/ Zidane vazhdon me eksperimentin e tij, por Gareth Bale… (FORMACIONET ZYRTARE)

Roma dhe Real Madrid vihen përballë në një ndeshje miqësore shumë të rëndësishme para fillimit të sezonit të ri. Në duelin që luhet në “Olimpico”, skuadrat duan të provojnë lëvizjet e fundit që kanë bërë në merkato, apo skemat e reja që do të ideohen në bazë të ndryshimeve të kryera.

Një eksperiment që ka vazhduar është ai i Real Madrid, pasi Zinedin Zidan insiston që ekipi të aplikojë rreshtimin 3-5-2, në mënyrë që Hazard të jetë i lirë të mbështetë nga çdo pozicion në sulm Benzema. Rreshtimi është provuar edhe më parë por sot, falë mungesës së Ramos, do të shihet nëse ekipi ia del të reagojë edhe pa kapitenin në përbërje.

Formacionet

Roma: Pau Lopez; Florenci, Fazio, H. Zhesus, Kolarov; Pelegrini, Kristante; Çengiz, Zaniolo, Peroti; Xheko.
Trajner: P. Fonseka

Real Madrid: Kurtua; Naço, Varane, Militao; Karvahal, Kasemiro, Valverde, Modriç, Marcelo; Hazard, Benzema.
Trajner: Z. Zidan

Related posts

Rivalë prej 10 vitesh, Mesi: Nuk do të jem asnjëherë mik me Ronaldon

Q.Autor

NBA/ Clippers mposhten nga Kings, fitojnë Boston dhe Toronto

Delo.autor

Coutinho: Do i festoj sukseset e Liverpoolit, Barcelona një ëndërr

Q.Autor

Leave a Comment