Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TERS PËR MESFUSHORIN E KOMBËTARES/ Dëmtohet në ndeshjen e parë zyrtare futbollisti…

Futbolli italian është rikthyer me ndeshjet zyrtare, ku mbrëmjen e djeshme janë luajtur disa nga ndeshjet e Kupës së Italisë, aty ku Pescara ka arritur të mundë me rezultatin 3-2 skuadrën e Mantovës.

Ekipi tek i cili aktivizohet edhe Ledian Memushaj, hasi jo pak në vështirësi, duke u kualifikuar vetëm në minutën e fundit.

Në fund të pjesës së parë, problemet u shtuan edhe më shumë për Pescarën, duke qenë se Memushaj pësoi një dëmtim duke u detyruar të largohet dhe vendin e tij e zuri Ventola, i cili rezultoi vendimtar duke shënuar golin e fitores në minutën e 91-të të takimit.

Sakaq, ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi i mesfushorit të Kombëtares dhe pritet që ditën e sotme të kryejë edhe ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për këtë sezon, pas disa miqësoreve të luajtura.

Related posts

Roma kërkon të blindojë kapitenin e së ardhmes, përgatit rinovimin me Florenzin

Q.Autor

KALIMI TEK JUVENTUS PO DËSHTON/ Suarez ka tre mundësi për të ardhmen e tij

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Giroud: qëndroi te Chelsea për shkak të miqësisë së veçantë të gruas

Delo.autor

Leave a Comment