Futboll Seria A Sport

PIKETOHEN 6 FUTBOLLISTË PËR LARGIM/ Sarri ndryshon mendje për Khedirën, ja arsyeja

Te Juventusi nuk ka më vend për 6 futbollistë nga grupi aktual. Nga 8 emra gjithsej, 6 sakrifikohen, ku mes tyre spikatin lojtarë si Dybala, Mandzukic, por edhe Matuidi e Khedira.

Pikërisht ky i fundit gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar me valixhe në duar dhe ka patur kontakte me skuadra të ndryshme të Premier League, por mesa duket Sarri ka ndryshuar mendje në lidhje me gjermanin, pasi e ka bindur paraqitja e tij në sfidën ndaj Atletico Madrid dhe goli që ai i realizoi.

Në këtë mënyrë një nga të sakrifikuarit e bardhezinjve në mesfushë mund të mos jetë futbollisti me origjinë tuniziane, por shoku i tij në kombëtare, Emre Can.

Sarri i ka kërkuar Paraticit të heqë nga merkato Khediran dhe pikërisht në listën e shitjeve mund të përfundojë Emre Can, i cili nuk e bind plotësisht trajnerin e kampionëve të Italisë.

Related posts

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi më 24 maj

Sadik.Autor

Luciano Spalletti: Te Interi lejova gjëra që nuk duhet të ndodhnin, tani jemi skuadër tjetër

Sadik.Autor

Reagon edhe FIFA, presidenti Infantino me mesazh të ndjerë për vdekjen e Vokrrit

Sadik.Autor

Leave a Comment