Futboll Sport

DE ROSSI SHKËLQEN NË ARGJENTINË/ Debuton me gol për Boca Juniors

Një gjysmë përrallë. E tillë mund të përkufizohet debutimi i Daniele De Rossit me Boca Juniors.

Ish-kapiteni i Romës u aktivizua titullar për 77 minuta në sfidën e Kupës së Argjentinës kundër Almagros, ku pa u mbushur gjysmë ore lojë shënoi me kokë duke i dhënë epërsinë ekipit të tij të ri.

Por për befasinë e gjithëve, skuadra nga divizioni i dytë në Argjentinë arriti të barazonte me Martinez dhe në ruletën e penalltive për Bocan mundi të shënonte vetëm Tevez, teksa peshuan shumë ekzekutimet e gabuara të Mac Allister, Hurtado e Salvio.

Në aspektin personal, debutimi i De Rossit ishte për t’u vlerësuar.

Ai u rreshtua para mbrojtjes dhe nuk ka gabuar qoftë një pasim.

Pas 15 minutave lojë i bë protagonist me një asist për Salvion, goli i të cilit u anulua për pozicion jashtë loje.

Mori ovacionet e tifozëve, për gjithçka bëri në fushë, por fundi ishte i hidhur, pasi Boca u eliminua para kohe nga Kupa.

Related posts

Federata Zvicerane u kërkon falje shqiptarëve për deklaratat e Sekretarit

Isa.Autor

Nuk ka më justifikime, Dalipi me ”artileri të rëndë”

Sadik.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Chelsea është gati që të bëjë goditjen e madhe në merkato

Isa.Autor

Leave a Comment