Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDAL TEK FLAMURTARI/ Japin dorëheqjen nga klubi trajneri dhe drejtori sportiv, ja shkaku befasues

Rrufe në qiell të pastër te Flamurtari. Teksa mendohej se klubi kishte nisur riorganizimin e ekipit, duke afruar edhe lojtarët e parë në merkato, vjen lajmi “bombë”.

Zbulohet se trajneri Gerd Hxhiu dhe drejtori i ri sportiv Artim Pollozani, kanë paraqitur pak minuta më parë dorëheqjen e parevokueshme.

Mësohet se shkak për këtë është bërë moskorrektësia e drejtuesve të klubit për të paguar lojtarët që kishin arritur marrëveshjen.

E mërkura ishte lënë si afat i fundit për të vërë pagesën, por në ‘Vlorë” ka rezultuar si mashtrim i radhës.

Flamurtari është tashmë në një kolaps të plotë dhe rrezikon të mos nisë sezonin futbollistik, pasi askush nuk merr përsipër të drejtojë këtë ekip. Panorama

Related posts

Goli i parë i Andre Silva-s i jep 3 pikët Milan-it

Q.Autor

E FUNDIT/ Afron dita e madhe për Marash Kumbulla tek Roma

Delo.autor

VALENCIA-BARCELONA/ Trajneri Setien me shumë surpriza në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment