Futboll Sport

PARA FINALES SË SUPERKUPËS/ Trajneri Klopp: Do të sillem mirë përpara arbitres, sepse…

Jyrgen Klop e nis spektaklin e tij që në konferencë. Liverpuli i tij do të kërkojë edhe një herë tjetër të bëjë të tijin një tjetër trofe europian. Superkupën e Europës Klop nuk e ka fituar kurrë. “Nuk e dija që të gjithë presin nga ne të fitojmë, por nuk është një problem. Ne e respektojmë shumë Çelsin.

Pamë ndeshjen e tyre kundër Junajtidit dhe rezultati mashtron. Ata bënë ndryshime, trajner i ri, humbën Hazardin. Lampard bëri një punë të shkëlqyer vjet te Derbi dhe ishte i pafat që nuk u ngjit në Premier Ligë. Tani është rikthyer në klub. Të gjithë do të jenë gati. Është titulli i parë që ata mund ta fitojnë së bashku. Ajo që njerëzit mendojnë përpara ndeshjes, nuk ka rëndësi”, tha tekniku i Liverpulit, i cili komentoi edhe me një batutë faktin që finalja do të gjykohet nga një arbitre femër: “Mendoj se ka ardhur koha. Bibiana Shtainhauz në Gjermani po e bën këtë. Jam shumë i lumtur që ne mund të bëhemi pjesë e një momenti historik. Do të përpiqem të sillem sa më mirë që të jetë e mundur, ndryshe do të zemëroja mamin. Është ndeshja e saj e parë në Europë, është speciale, por shpresoj të mos jetë e fundit”.

Pastaj edhe një përgjigje për lajmet se pronarët i kanë kërkuar që këtë vit fokusi të jetë Premier Liga: “Fatkeqësisht, nuk jam shumë i zoti për të vendosur të përqendrohemi në Europë apo Premier Ligë. Nuk e vendosëm këtë vitin e shkuar. Ne thjesht përpiqemi të fitojmë ndeshjet”. Do të luhet pikërisht në Stamboll, atje ku Liverpuli ka kujtimet e mrekullueshme të përmbysjes dramatike ndaj Milanit në 2005-ën: “E di se sa special është Stambolli për çdo tifoz të Liverpulit. Askush nuk do ta harrojë 2005-ën, por ne nuk jemi ata që ishin atëherë. Jemi skuadra e 2019-20, një ekip gjithashtu shumë i mirë. Stambolli është një vend shumë i bukur për të luajtur futboll”.

Related posts

SHKËLQEN SËRISH/ Talenti i kombëtares i jep golin e fitores ekipit të tij

Isa.Autor

FLET PËR CASILLAS PASI PËSOI INFARKTIN/ Mou shprehet: Nuk është siç mendojnë njerëzit…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Gallego: Oferta për Mbappé do të jetë e pakundërshtueshme dhe e paarritshme

Delo.autor

Leave a Comment