Futboll Seria A Sport

PËRJETËSOHET ASTORI/ Liga e Italisë merr vendimin për Fiorentinën

Fiorentina mund të përdorë shiritin ku në të janë “gdhendur” inicialet e ish-kapitenit vlojë, Davide Astori. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit italian, që pohoi se ka marrë dritën jeshile nga Liga për të përdorur shiritin ku ndodhen inicialet DA dhe numri 13.

Lega Serie A prezantoi një shirit të standardizuar për të gjithë kapitenët e klubeve italiane sezonin e kaluar dhe kërcënoi të ndëshkojë ata që injorojnë vendimin.

Sidoqoftë, Fiorentina njoftoi se organi drejtues i kishte lejuar gjermanit, Pezzella që të mbante në krah shiritin që mbante Astori. Mbrojtësi vdiq vetëm pak orë para një ndeshje të Seria A në mënyrë tragjike në Mars 2018.

Related posts

ABAZAJ RIKTHEHET NË FUSHË / Asist në miqësore me Anderlecht (VIDEO)

Isa.Autor

VIJON “LUFTA” PËR JORDI ALABAN/ Barcelona piketon tre emra për në verë

Delo.autor

Salah i dhuron fitoren Egjiptit me një magji në minutën e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment