Futboll Sport

NUK NDALET NË MERKATO/ Sevilla kryen transferimin e 11-të me yllin portugez… (FOTO)

Sevija duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato, teksa ditën e sotme ka afruar një lojtar tjetër.LHHJL

Drejtori sportiv i spanjollëve Monki, ka arritur marrëveshjen me Monakon për transferimin e Roni Lopez, në “Ramon Sançez Pizhuan”. 23-vjeçari është zyratrizuar si lojtari më i ri i Sevijas, teksa i ka kushtuar arkave të klubit spanjoll plot 20 milionë euro, dhe do të jetë një përforcim i mirë për krahun e djathtë të sulmit.

Pas Dabur, Diego Karlos, Kunde, Xhordan, Serxhio Regilion, Okampos, Fernando, Luk De Jong, Gudezh dhe Olivier Torres, transferimi i Lopez është i 11-i për Sevijan në këtë merkato.

Portugezi zhvilloi një sezon deri diku të mirë me Monakon vitin e fundit, teksa zhvilloi 29 ndeshje ku shënoi 4 gola dhe dha 2 asiste.

Related posts

GOLASHËNUESI I 3 LUANËVE/ Me numrin 10 dhe shiritin e kapitenit! Ndeshja speciale e…

Isa.Autor

Transferohesh tek Reali? Hazard befason me përgjigjen e tij

Q.Autor

KUJTON FESTËN E TITULLIT ME DORTMUND NË 2011/ Klopp zbulon: U zgjova në një kamion…

Delo.autor

Leave a Comment