Futboll Ligue 1 Sport

NEYMAR E PËSON SI RABIOT/ PSG merr masën disiplinore për sulmuesin

Nga Brazili vjen një tjetër lajm që ka lidhje me të ardhmen e sulmuesit Neymar. Sipas “Esporte Interativo”, skuadra e PSG-së ka vendosur që sulmuesi brazilian të stërvitet më vete dhe jo me skuadrën.

Një masë disiplinore kjo e ngjashme me atë që klubi aplikoi sezonin e kaluar me Adrien Rabiot. Mediat shprehen se Neymar do të stërvitet i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës deri në momentin që do të shitet, duke mos qenë më pjesë e PSG-së.

Kështu, trajneri Thomas Tuchel nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin në seancat stërvitore, çka do të thotë se divorci i Neymar me PSGp-në është gjithnjë e më pranë.

 

Related posts

TRAJNERI LERDA ËSHTË NJË “SHERRXHI I VJETËR”/ Shikoni çfarë bënte 5 vite më parë në Itali (VIDEO)

Delo.autor

“QATAR 2022″/ Habit trajneri Mancini, grumbullon në kombëtaren italiane mesfushorin “delikat” të Inter…

Delo.autor

REAL MADRID-ALAVES/ Pas 11 minutash lojë, Benzema shënon me “bekimin” e Ramos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment