Futboll Sport

Elozhe nga “FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA”/ Partizani për Ibrahimin: Fitoi respektin e të gjithëve

Labinot Ibrahimi nuk do të jetë më pjesë e Partizanit për sezonin që nis pas pak ditësh, duke qenë se ka vendosur të firmosë me Prishtinën. Mbrojtësi i cili u shpall kampion këtë sezon me të kuqtë, i ka dhënë fund një aventure 6-vjeçare, duke marrë falënderime nga klubi dhe tifozeria.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi i Partizanit ka falënderuar mbrojtësin nga Kosova, si edhe i ka uruar suksese në aventurën e tij të re, duke shtuar se Ibrahimi arriti të fitonte respektin e të gjithëve.

“Klubi i Futbollit Partizani, 16 herë kampion i Shqipërisë, falënderon Labinot Ibrahimin, për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Mbrojtësi energjik përgjatë 6 viteve ishte pjesë e ekipit, me të cilin u shpall edhe kampion i vendit, duke fituar respektin e Presidentit Gazment Demi, Drejtorit Olsi Rama, stafit, shokëve të ekipit dhe tifozëve të shumtë të Partizanit. Ibrahimi tashmë do të jetë pjesë e ekipit të Prishtinës. Klubi, dëshiron të falënderoj Labinot Ibrahimin për kontributin e madh që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, shkruhej në falënderimin.

Related posts

Inzaghi: De Vrij nuk është problem, ndaj Interit

Sadik.Autor

Panuçi: Po flinim te goli i parë, por kurrsesi nuk jemi dorëzuar. Më vjen keq sepse…

Isa.Autor

(FOTO) Zyrtare/ Largohet nga Barcelona pas 8 sezonesh

Q.Autor

Leave a Comment