Pas humbjes turpëruese nga Sëansea një javë më parë, Arsenali është rikthyer tek fitorja.
Skaudra e Arsene Wenger ka fituar me rezultatin 5-1 ndaj Evertonit, ku debutoi me gol edhe blerja më e re e klubit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Aron Ramsey dhe blerja tjetër e Arsenalit, Henrikh Mkhytarian zhvilluar një ndeshje për t’u mbajtur në mend, pasi i pari shënoi het-trik në minutat 6-të, 19-të dhe 74-të, ndërsa i fundit kompletoi het-trik me asiste, dy për uellsianin dhe një për ish-bashkëlojtarin te Dortmundi, Aubameyangun.
Në këtë ndeshje edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, dhuroi një asist, për golin e dytë të Ramseyt.
Arsenali me këtë fitore ka grumbulluar 45 pikë në vendin e gjashtë, pesë më pak se vendi i katërt, Chelsea.
https://youtu.be/Wnwp-zuRJa0
