Futboll Sport

E BUJSHME/ Usain Bolt tregon arsyen pse dështoi në karrierën si futbollist profesionist

Pasi njoftoi përfundimin e karrierës në atletik, Usain Bolt filloi atë si futbollist profesionit në vitin 2018.

Por pas një karriere të shkurtër tek Central Coast Marines, rekordmeni atletikës njoftoi pensionimin dhe nga futbolli i luajtur.

Në një intervistë për ‘Corriere della Sera’ tregoi arsyet se përse dështoi si futbollist profesionist.

“Mendova se mund të isha profesionist. Por për të arritur nivelin e kërkuar, u desh shumë kohë dhe unë nuk isha në gjendje t’i bëja të gjitha, pasi angazhimet e mia bënin që unë të mos stërvitesha sa duhej.

Thuhet se duhen 10,000 orë trajnim për të pasur sukses dhe unë i humba ato. Nuk është e thjeshtë të kalosh nga majat e atletikës në futbollin profesionist. Unë ende luaj në Xhamajkë për bamirësi, por në moshën 33 vjeç, do të thoja që karriera ime e futbollit ka përfunduar”.

Related posts

Blerja e bujshme pritet të largohet, ja çfarë po përgatit Barcelona

Q.Autor

DYSHJA MË “VRASËSE” NË EUROPË/ Ja furia e sulmit gjerman që do kalojë mbi Interin (FOTO)

Delo.autor

“E DUA SI DJALIN TIM”/ Eto’o: Nëse “Pleshti” do të largohet, Barcelona duhet të ndryshojë emrin

Delo.autor

Leave a Comment