Futboll Sport

FLAMENGO HEQ DORË NGA “SUPER MARIO”/ Balotelli gati të transferohet tek klubi i Serie A…

Klubi brazilian i Flamengos bëri edhe një tentativë të fundit për të siguruar shërbimet e Mario Balotelit. Pas një darke të gjatë me agjentin Mino Raiola, drejtuesit brazilianë dolën me një deklaratë ku thonë se tërhiqen nga tratativat për të nënshkruar me Balotelin.

Tashmë, janë mediat italiane që e bëjnë të kryer transferimin tek Breshia. Ditën e nesërme, pritet edhe takimi vendimtar për të vendosur detajet e fundit, që Super Mario të quhet zyrtarisht një lojtar i klubit që u ngjit këtë vit në Seria A.

Balo pritet që të ulë pretendimet e tij financiare për sa i përket rrogës, por të paktën do të jetë në qendër të projektit të ekipit të tij të ri.

Related posts

DISFATA ME PENALLTI NË FINALE/ As Muçi titullar nuk e ndihmon, vazhdon mallkimi i Legias në Superkupë

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Donnarumma: Telefonata e fundit e Milanit ishte për të më thënë se…

Delo.autor

“PRIMAVERA”/ Empoli eliminon Juventus dhe tani sfidon Interin për ëndrrën e madhe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment