Sport Të tjera

KORRI SUKSESIN E PARË NË FORMULA 2/ Djali i Schumacher zbulon të ardhmen: Nëse do të ndodhë… (VIDEO)

Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher, korri në Hungari suksesin e parë në botërorin e Formula 2. Piloti 20-vjeçar gjerman garon me skuadrën e Prema, por prej janarit ai është pjesë e Akademisë Ferrari.

“Pa ndihmën e marrë nga Ferrari në Akademi, vështirë se do të arrija të triumfoja në Hungari. Këtu kam mundur të familjarizohem me makinën dhe me gomat që përdoren në Formula 2. Ferrari ka qenë në çdo moment në kontakt të ngushtë me mua dhe më kanë mbështetur, duke më dhënë mjaft këshilla”, tha Mick Schumacher.

Duke folur për debutimin e tij në Formula 1, piloti i ri gjerman tha: “Nuk e di nëse do të ndodhë pas një viti, dy apo më vonë. Di vetëm që kam fituar garën e parë në Formula 2 dhe kjo është një gjë pozitive. Gjithsesi, duhet ende të punoj fort edhe pse falë ndihmës së Ferrarit po përmirësohem shumë si pilot”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ish-trajneri i Italisë bën gjestin e madh! Ndihmon Bergamon nga Kina

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Inter firmos me një tjetër lojtar. Ja emri dhe përfitimet (FOTO)

Delo.autor

NJË SILURË NGA ARTHUR/ Shikoni super golin e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment