Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ TOTTENHAM/ Habit Guardiola: Si ai ka 5 apo 6 lojtarë në Premier..

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka folur sot për mediat në prag të ndeshjes që kampionët e Premier League do të luajnë të shtunën ndaj Tottenham. Trajneri spanjoll ka kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra e tij, pavarësisht fitores në ndeshjen e parë të kampionatit.

“Spurs janë ekip i fortë. Pochettino ka bërë një punë të jashtëzakonshme, të pabesueshme do të thosha. Është një trajner nga më të mirët dhe që kur kam ardhur këtu, Spurs gjithnjë duelojnë për titull. Janë finalistët e Champions League”, tha Guardiola.

Sterling dhe Guardiola

Duke folur për skuadrat kandidate për titull këtë sezon, Pep shtoi: “City, Liverpool, Tottenham, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. Skuadra e Chelsea humbi ndaj United dhe “reds” në finale, por kanë luajtur mjaft mirë. Të gjitha ekipet janë përforcuar”, tha spanjolli.

“Edhe ne kemi bërë një punë të mirë në merkato. Sterling? Si ai ka 5 apo 6 në Premier League. Çdo skuadër pretendente për titull ka një kampion të tillë. Ky kampionat është i jashtëzakonshëm. Në debutim realizoi 3 gola dhe dëshiron gjithnjë më shumë”, tha Guardiola.

Related posts

AJKA E FUTBOLLIT ITALIAN/ Juventusi ka një “përbindësh” që vlen më shumë se Ronaldo

Delo.autor

ANALIZA/ Mbrojtja e Kombëtares jep garanci, por skema 3-5-2 ka një “hile”

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ 10 milionë euro në sezon, Juventus ka gati super ofertën për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment