Bundesliga Futboll Sport

BAYERN E NIS ME ZHGËNJIM/ Barazon me Herthan në “Allianz Arena” (VIDEO)

Bajerni i Mynihut nuk e nisi me këmbën e mbarë, sezonin e ri në Bundesligë. Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, bavarezët nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 ndaj Hertës së Berlinit.

Takimi nisi mjaft mirë për ekipin e Kovaç, teksa Robert Levandovski shënoi golin e parë të sezonit, në minutën e 24-t. Por, në “Alianz Arena” ra heshtja, pas vetëm pak minutash.

Ibiseviç barazoi në minutën e 36-të, e vetëm 120 sekonda më pas, ishte Grujiç që shënoi për berlinezët, duke përmbysur gjithçka. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por Bajerni kurrsesi nuk ishte dorëzuar.

Barazimi i rezultatit erdhi vetëm në minutën e 60-të, ku Levandovski shënoi golin e dytë personal dhe për ekipin, pas një penalltie të akorduar me VAR. Polaku nuk gaboi nga pika e bardhë, por deri në fund, nuk pati më gola të tjerë. Kështu, Bajerni dhe Herta ndajnë nga një pikë në ndeshjen e parë të Bundesligës.

Related posts

Legjenda e Arsenalit: “Ozil dhe Sanchez e kanë mbajtur peng klubin në shumë aspekte”

Q.Autor

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ REALI në “hall”: Madrilenët dërgojnë “spiunë” në Romë

Isa.Autor

“KISHA 500 PAUND DHE…”/ Tifozit britanik i humb portofolin në Prishtinë, befasohet nga gjesti i madh! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment