Futboll Sport

MERKATO/ PSG dhe Juventus negociata për shkëmbimin e lojtarëve

Juventusi dhe Paris Saint-Germain po përgatitet për një shkëmbim të madh në merkato.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për disa takime mes drejtuesve të klubit nga Torino dhe atij nga Parisi.

Shumë emra të njohur si Neymar, Emre Can, Paulo Dybla, Julian Draxler dhe Angel Di Maria janë përfolur se do të ndryshojnë skuadër.

Megjithatë, tani ka dalë në skenë një ide interesante. Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, në tavolinën e diskutimeve po përflitet një shkëmbim në mes të dy mesfushorëve të njohur.

Bëhet fjalë për Miralem Pjanic i cili pëlqehet shumë nga PSG, ndërsa në krahun tjetër Juventusi pëlqen italianin Marco Verratti.

Gjithçka është në fazën e bisedimeve dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë lëvizje zyrtare nga dy kampet.

Related posts

DISFATA E KATËRT NË HISTORI ME “MANITA”/ Bobo Vieri i del në mbrojtje Milanit: Në Bergamo askush nuk…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Përfshihet në operacion shkëmbimi me Neymar, ja ku ndodhet Dembele (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENAT PËR ÇËSHTJEN “ÇINARI”/ Partizani me avokatë francezë për të hequr dënimin. Ja kur pritet të zgjidhet në KAS

Delo.autor

Leave a Comment