Futboll Kategoria Superiore Sport

“ÇUDIRA SHQIPTARE…”/ Trajneri jep dorëheqjen para debutimit në Superligë

Nuk kanë fund çudirat te Luftëtari i këtij sezoni.

Vetëm 1 ditë para ndeshjes debutuese në kampionat ndaj Tiranës, bluzinjtë kanë ndryshuar trajner. Klevis Dalipi i cili kishte rreth 1 muaj që stërviste Luftëtarin është larguar nga stoli i skuadrës gjirokastrite duke dhënë dorëheqjen pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

‘Supersport’ shkruan që në vend të ish-trajnerit të Partizanit te bluzinjtë është emëruar menjëherë Klodian Duro, i cili në këto 3 javë e gjysmë ka mbajtur rolin e drejtorit sportiv te Luftëtari. Largimi i Dalipit një ditë para startit të kampionatit ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur.

Drejtuesit e Luftëtarit nuk kanë arritur marrëveshjen mbi termat e kontratës dhe kjo është arsyeja që mëngjesin e kësaj të premteje, 43-vjeçari nga Elbasani ka braktisur skuadrën.

Tashmë detyrën e vështirë për të ringritur Luftëtarin do ta ketë ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Klodian Duro.

Related posts

LAJM I MADH/ Paolo dhe Daniele Maldini fitojnë betejën me koronavirusin!

Delo.autor

DO TË NISË STËRVITJEN NË “CAMP NOU”/ Befason De Ligt: Ja kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Dyshja Lacazette-Aubameyang përmbys Valencian

Delo.autor

Leave a Comment