Futboll Ligue 1 Sport

FLET PËR TË ARDHEMN E NEYMAR/ Trajneri Tuchel shprehet: Është situatë e vështirë për…

PSG-ja fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Toulouses, por pas ndeshjes edhe një herë trajneri Thomas Tuchel ka folur dhe në lidhje me të ardhmen e Neymar-it.

Ai ka pranuar se dëshiron që ta mbajë brazilianin në Paris, por nuk varet gjithçka nga dëshira e tij.

“Ka qenë gjithmonë objektivi ynë që kjo situatë të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Leonardo e di që unë dëshiroj ta mbajë atë, por nuk varet vetëm nga ai. Situata nuk është shumë e qartë dhe ne duhet ta qartësojmë.

Neymari nuk ishte me ne në fitoren e sotme dhe ne duhet të përqendrohemi në veten tonë dhe objektivat që duam të arrijmë këtë sezon. Është situatë e vështirë për të gjithë”, – tha trajneri i PSG-së.

Related posts

VLLAZNIA-LAÇI/ I mjafton vetëm 1 minutë në fushë, Da Silva ndëshkon për “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një harkimi të Shaw nga goditja e dënimit, Maguire ndëshkon me kokë Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një pasimi nga Ronaldo, talenti Chiesa rihap ndeshjen ndaj Portos me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment