Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Max Verstappen heq dorë nga titulli: Mos u lodhni kot, Botërori është…

“Është shumë e vështirë të rihapim botërorin e Formula 1. Kjo vlen edhe për mua. Që të ndodhë kjo gjë, duhet që Hamilton të jetë piloti më i pafat në botë në pjesën e dytë të sezonit”, u shpreh Max Verstappen për “Telegraaf”.

Piloti holandez i Red Bull shprehet se ka hequr dorë nga titulli kampion këtë vit. Ai konfirmon se makina austriake ka nisur që tani nga puna për 2020-ën. “Po punojmë që të ngushtojmë diferencat me Mercedes, ndërkohë që sinjalet e marra janë pozitive. Me motorin Honda kemi mundësi ende të përmirësohemi. Unë dua të fitoj, nuk më intereson të dal i dyti”, tha Verstappen.

Gara e radhës së botërorit të Formula 1 është në Belgjikë. “SPA është pista ime e preferuar, është gjithnjë një kënaqësi kur pilotoj aty. Këtë herë, tifozët e mi do të kenë një tribunë speciale, që do ta ngjyrosin me portokalli”, tha Verstappen.

Related posts

GJITHMONË UNIKAL/ IBRA është ndryshe edhe në dhënien e autografeve (VIDEO)

Isa.Autor

NUK DO TA BESONI SE ÇFARË ËSHTË/ Ja dhurata që i bëri Icardi Wanda Narës për 33-vjetor (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Atletico Madrid prezanton KALINIC, ja shifrat QESHARAKE e transferimit…

Isa.Autor

Leave a Comment