Futboll Ligue 1 Sport

KATASTROFË PËR PSG-NË/ Mësohet shkalla e dëmtimit të Cavanit, ja sa do të mungojë

Jo vetëm Mbappe, PSG humbi dhe Edison Cavanin në ndeshjen e mbrëmshme të fituar 4-0 ndaj Toulouses. Sulmuesi uruguain e nisi si titullar dhe u dëmtua vetëm pas 14 minutash lojë. Ai la fushën e blertë mes dhimbjeve, ndërsa sot iu nënshtrua analizave të specializuara.

Lajmet e fundit që vijnë nga Franca bëjnë me dije se “El pistolero” do të mungojë për rreth 3 javë. Ai nuk do të zbresë në fushë për 21 ditë, çka do të thotë se Tuchel duhet të bëjë 1 muaj pa Cavanin dhe Mbappen, dyshen titullare të sulmit.

Pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtares erdhi në momentin e duhur, pasi të dy mund të rikuperohen dhe fitojnë pak kohë, por drejtuesit po mendojnë të bëjnë ndonjë lëvizje emergjente në merkato duke parë dhe situatën e Neymar-it që është krejtësisht e paqartë.

Related posts

STATISTIKAT/ Immobile krah emrave të mëdhenj të Lazios, goli ndaj Atalantës e fut në histori të klubit

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ 30 gola dhe 11 asiste në 46 ndeshje, Chelsea gjen alternativën e Haaland

Delo.autor

PAS PERISIC LARGOHET NJË TJETËR LOJTAR “ZIKALTËR”/ Kryen vizitat mjekësore te skuadra e re…

Delo.autor

Leave a Comment