Sport Të tjera Tennis

NIS GRAND SLAM “US OPEN”/ Flet tenisti Roger Federer: Ekipi im është familja ime e dytë, ja objektivi…

Në Nju Jork nis sot grand slam i US Open në tenis, turneu i fundit i madhi këtij viti. Një nga protagonistët e këtij turneu pritet të jetë Roger Federer, që e ka fituar këtë turne 5 herë në karrierën e tij (hera e fundit në vitin 2008).

Duke folur për këtë turne, ai thotë: “Kam kohë pa fituar këtu, shpresoj t’ia dal mbanë. Do të ishte një hakmarrje personale pas dështimit në  imbledon”, tha Federer, që në raundin e parë do të luajë ndaj indianit Sumit Nagal.

Zvicerani tha se ai vijon të argëtohet pavarësisht moshës: “Më pëlqen të luaj tenis, është e thjeshtë për mua. Do të luaj derisa të më lejojë trupi im. Gjithsesi, duhet që këtë sport ta bësh sa më argëtues me ekipin tënd, duke nisur nga vendi ku stërvitesh. Familja ime e tenisit është familja ime e dytë”.

Related posts

KËRKOHET NGA KLUBET E PREMIER/ Arsenal i propozon shkëmbimin e bujshëm Barcelona-s, ja detajet…

Delo.autor

Ibrahimovic i BASHKOHET Man Unitedit në trajnim dhe bën PARASHIKIME të FORTA (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON PËRFORCIMIN E RADHËS/ Barcelona nënshkruan me 19-vjeçarin brazilian…

Delo.autor

Leave a Comment