Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Ndryshon plani i Manchester United për Alexis Sanchez, ja vendimi që merr

Planet e drejtuesve të Manchester United për të shitur tek Interi Alexis Sanchezin morën një goditje nga dëmtimi i fundit i sulmuesit francez të “Djajve të Kuq”, Anthony Martial, në humbjen 1-2 në “Old Trafford”.

Martial do t’u nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara për të përcaktuar me saktë shkallën e dëmtimit dhe kohën e riaftësimit, më pas do të merret vendimi për shitjen e Sanchezit.

Çdo mungesë e mundshme afatgjatë ka të ngjarë ta mbajë Sanchez në “Old Trafford” edhe gjatë këtij sezoni.

Kiliani, i cili nënshkroi me United në janar të vitit 2018 për një pagë rekord prej 500 mijë paundësh në javë, ka shënuar vetëm 3 gola në 32 ndeshje në Premier League me “Djajtë e Kuq”.

Interi ka planifikuar për Sanchez një kontratë me vlerë jo më shumë se 150 mijë paundë në javë, nëse do të vendosë qëndrimin e përhershëm në Milano.

Related posts

ZYRTARE/ Reja merr lajmin e keq, Hysaj me COVID-19 dhe humbet sfidën ndaj Bjellorusisë

Delo.autor

SYNOJNË PËR FORCIME TË BUJSHME/ Ja buxheti faraonik që vendos Manchester Unitedi për verën e ardhshme

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Bazeli fundoset në Qipro: Karabaku i Agollit eliminon moldavët

Isa.Autor

Leave a Comment