Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E CHRISTIAN ERIKSEN NË DILEMË/ Futen në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit tre klubet “big”…

E ardhmja e Christian Eriksen është akoma e pasigurt pasi ka një vit kontratë me Totenhemin dhe nuk e ka rinovuar akoma atë.

Sipas lajmeve të fundit nga Anglia, mesfushori danez ka refuzuar një ofertë prej 200 mijë paund në javë, të ofruar nga “Spërsat” për të rinovuar kontratën.

27-vjeçari dëshiron largimin nga Premier Liga, dhe sipas asaj që shkruan “Daily Mail” në gjurmët e lojtarit janë Juventusi, Reali dhe Atletiko Madridi.

Italianët po punojnë të arrijnë një marrëveshje me lojtarin, për transferimin e tij në Torino pas një sezoni si një lojtar i lirë.Eriksen

Megjithatë drejtuesit e Totenhemit, shpresojnë të rinovojnë kontratën me Eriksen, në mënyrë që të mos e humbin atë me kosto 0, një sezon më vonë.

Related posts

ROMA-MILAN/ Lëvizje e papritur e trajnerit Pioli, Romagnoli ulet në stol. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Duhet dalë nga kriza, Barcelona ndryshon emrin e stadiumit në këmbim të 280 milionë eurosh

Delo.autor

Brazil, Ronaldinho i hyn politikës; pritet të kandidojë për në Senat

Sadik.Autor

Leave a Comment