Futboll Sport

PAS 6 MINUTASH LOJË/ Stadiumi pushtohet nga tymi, shkak … zjarret në Amazonë (VIDEO)

Vijon me ritme të larta djegia e pyjeve të shiut në Amazona. Prej ditësh, pylli më i madh në Botë është përfshirë nga flakët e mëdha, të cilat i kanë rezistuar edhe mobilizimit të forcave të shumta zjarrëfikëse.

Nga kjo situatë, pritet të ulet ndjeshëm oksigjeni në atmosferë. Ndërsa problemet e para janë shkaktuar në një ndeshje futbolli. Teksa po luhej ndeshja e kategorisë së tretë të futbollit brazilian mes Atletico Acreano dhe Luverdense, fusha u pushtua nga tymi duke detyruar gjyqtarit që ta ndërpresë ndeshjen për shtatë minuta.

Takimi u ndërpre pas gjashtë minutave lojë, pasi shikueshmëria në fushë u bë thuajse e pamundur. Nga pamjet e ofruara dukej qartë tymi që përshkroi stadiumin, ndërsa në sfond shiheshin edhe vatrat e zjarrit në pyll.

Të dhënat satelitore kanë regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në rajonin e Amazonës deri më tani, ku shumica janë shkaktuar gjatë këtij muaji.

Related posts

JUVENTUS NË EPËRSI/ Shënon një super gol Costa (VIDEO)

Delo.autor

KLUBI ITALIAN NË FRIKË/ Ish-sulmuesi i Bayern Munich përfshihet në një aksident me makinë

Delo.autor

U MUNDËN NGA SKËNDERBEU/ Gjici: “Objektivi i Kukësit nuk ndryshon”

Isa.Autor

Leave a Comment