Futboll La Liga Sport

MUND TË QUHET LOJTAR I BARCELONËS/ Ja dita kur do prezantohet Neymar

Neymar mund të quhet një lojtar i Barcelonës.

Sikurse raporton “Marca”, braziliani tashmë e ka vendosur të ardhmen e tij dhe së fundmi është takuar me Drejtorin Sportiv të PSG, Leonardon, dhe ia ka bërë të qartë se ai dëshiron rikthimin e tij në “Camp Nou”.

Në krahun tjetër thuhet se Barcelona ka arritur marrëveshjen me Paris Saint-Germain për transferimin e 27-vjeçarit brazilian.

Barcelona dhe PSG kanë zhvilluar kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë javës për të rikthyer Neymarin në Katalonjë, ku 170 milionë euro do të paguhet me dy këste.

Sipas “Le Parisien”, katalanasit e kërkuan si huazim brazilianin me opsionin për ta blerë kartonin e tij. Gjithashtu emri i Dembele është në diskutime, por për momentin kjo ofertë i ka kënaqur drejtuesit e PSG-së.

“El Chiringuito” ka njoftuar se klubi katalanas pret që sot të zyrtarizojë lajmin për rikthimin e Neymarit.

Related posts

PLAS TEK ARGJENTINA/ Maradona: MESSI të mos kthehet në Kombëtare, Skaloni është…

Isa.Autor

KUPA E ANGLISË/ Chelsea kualifikohet me “MANITA”, Southampton i Brojës triumfon me përmbysje

Delo.autor

“SPORT BILD”: Lewandowski ndjen mungesën e mbështetjes nga kupola

Isa.Autor

Leave a Comment