Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA TEK INTER/ Cristiano Biraghi kryen vizitat mjekësore, ja kur zyrtarizohet

Krsitiano Biraghi tani mund të quhet një lojtar i Interit, pasi ka përfunduar vizitat mjekësore me zikaltërit.

Mbrojtësi italian i kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe në orët e ardhshme do të nënshkruajë kontratën me klubin nga Milano, kur do të vijë edhe zyrtarizimi.

Biraghi ishte një dëshirë e madhe e teknikut Konte, i cili e kishte pasur nën urdhrat e tij gjatë kohës kur drejtonte kombëtaren e Italisë. 26-vjeçari kaloi në “San Siro” nga Fiorentina, si huazim me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për shumën e 12 milionë eurove.dalbert

Gjithashtu në drejtim të klubit nga Firence ka kaluar Dalbert, i cili nuk kishte shumë hapësira te zikaltërit. Braziliani është transferuar në “Artemio Franki”, si një huazim i thjesht dhe në fund të sezonit do të kthehet përsëri te Interi.

Related posts

300 mijë euro për të rrëzuar UEFA-n, ja prapaskenat e Skënderbeut me studion ligjore

Sadik.Autor

Neymari i vendos kushte Realit, kërkon dyfishin e pagës së Ronaldos

Q.Autor

E PABESUESHME/ Kun Aguero kërkon largimin urgjent nga Barcelona: Klubi më tradhtoi

Delo.autor

Leave a Comment