Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Starova: Kemi hyrë në krizë golash dhe pikësh, objektivi…

Trajneri Sulejman Starova shprehu keqardhje për disfatën ndaj Skënderbeut. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku i kurbinasve deklaroi se mungesa e eksperiencës ndikoi në përmbysjen e rezultatit. Sipas Starovës, skuadra e tij nuk e meritonte këtë rezultat.

“Vuajtëm nga mungesa e eksperiencës të disa lojtarëve. Kishim disa raste për të shkuar në 2-0. Kundërshtari falë kualitetit arriti të përmbyste. Kemi hyrë në krizë golash dhe pikësh. Skuadra kishte mundësi ta menaxhonte rezultatin. Nuk e shfrytëzuam c’bilancimin e kundërshtarit.

Fillimi i tillë na rëndon nga ana psikologjike. Të bëjmë përpjekje për të dalë me rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës. Ndërprerja e kampionatit mund ta ndryshojë për mirë skuadrën.

Mos ndoshta ishte e gabuar deklarata për titullin kampion? 

Objektivi maksimal ka qenë titulli kampion. Unë nuk jam tip euforik, por deklaratën e kam bërë për t’i rritur moralin skuadrës. Objektivi është ai tradicional, për Kupat e Europës.

Lojtarët e dinë shumë mirë, rëndësi ka ndeshjet e radhës. Objetivi kryesor është pjesëmarrja në Kupat e Europës. Ne duhet të luajmë të barabartë edhe me të forta.

Mos ndoshta te mesi i fushës mos duhet të kishit edhe ndonjë lojtar më tepër?

Ne kishim marrë masa për të eliminuar lojtarët kryesor të Skënderbeu. Po luanim 4 sulmues kundër 5. Krijuam rastet, por nuk shënuam. Mungesa e eksperiencës, ka të bëjë. Në kushte të tilla skuadra me eksperiencë nuk ta fal këtë gjë. Për ne është gjynah, skuadra ka merituar më tepër. Vendosën kualitet e Skënderbeut.

Related posts

NUK KA PUSHIME PËR RONALDON/ Shikoni çfarë bën portugezi pas sfidën me Napolin

F.autor

REVOLUCION NGA THEMELET/ Arsenal përgatit tre yje me “valixhet” gati, ja emrat

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Në Olimpiadë në moshën 13-vjeçare, britanikja vendos rekordin historik

Delo.autor

Leave a Comment